TIRANË- Në një kohë kur fati i tij në Presidencë është "në fije të perit", Ilir Meta ka sfumuar thirrjet për luftë me sfurqe e prerje dore para 25 prillit, duke i cilësuar thjesht si metafora dhe epitete letrare. Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.

"Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Ndaj nuk mërzitem pse jam i pari President që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për "Agjitacion-Propagande". Me vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet qe kam përdorur", tha Meta në një intervistë për median shkodrane.

Pikërisht për këto deklarata të tij, ai u pyet edhe seancën e kaluar në Gjykatën Kushtetuese ku ishin jo 1, por plot 72 pyetje, për të cilat Meta thotë se do i përgjigjet personalisht dhe përpara qytetarëve.

"Për 72 pyetjet që më ka bërë Gjykata Kushtetuese do të jap përgjigje para të gjithë qytetarëve, me transparencë të plotë. E përsëris që kam zero shqetësim për çështjen në Gjykatë.

Ai ka komentuar për herë të parë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa duhet të jetë një president mbi palët e të vlerësojë vendimin e drejtësisë, ai ka zgjedhur që të sulmojë kryeministrin Edi Rama.

" Burgosja e Saimir Tahirit është pjese e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepergjegjesi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta", tha ndër të tjera Meta.  

Ai ka pasur edhe një koment edhe për Lulzim Bashën, i cili e ka futur Metën në 'Trekëndëshin e Bermudës'.

“Kur Lulzim Basha përfshin Sali Berishën në trekëndëshin e Bermundës si mund të mos më përfshijë mua? Çfarë mund të presësh nga një njeri si ai që ka humbur respektin edhe për veten e vet dhe që jeton jashtë realitetit?! Nga një njeri si ai që përpiqet të asgjësojë votën e lirë dhe mendimin ndryshe. E kam të vështirë të gjej diçka logjike tek deklaratat e Lulzim Bashës. Është pa koherencë, pa integritet, pa moral politik, pa logjikë. Po i shërben sa mundet dëmtimit të votës, opozitës dhe pluralizmit politik në vend”, tha Meta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Meta: Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji

1644064277_16440092581643992939tahiri5.jpeg

Presidenti Ilir Meta  reagon për herë të parë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, sipas së cili ai qëndron pas dënimit të Tahirit, e ndërsa ka zbuluar edhe bisedën e bërë me të dy.   

"Burgosja e Saimir Tahirit është pjese e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepergjegjesi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk më dëgjoi. I kam thënë edhe vete Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shume i politizuar, për më tepër që do të keqpërdorin në atë funksion", tha Meta.