Në prag të takimit të shumëpritur mes Trump dhe Putin

Në prag të takimit të shumëpritur mes Trump dhe Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti Donald Trump ka thënë për një kohë të gjatë se do të dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë. Ai do të ketë një shans për ta bërë këtë të hënën, kur të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë.

Donald Trump është në ndalesën e dytë të turneut të tij evropian. Ndalesa e tij e parë në samitin e Natos në Bruksel ishte e tensionuar pas kërkesave që Trump u bëri vendeve evropiane për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen.

"Kemi Nato-n, vizitën në Britani dhe pastaj Putinin. Do të thosha se Putini mund të jetë takimi më i lehtë nga të gjithë", tha Trump.

Nuk është e qartë nëse takimi i presidentit Trump me Vladimir Putinin do të rezultojë në ndonjë marrëveshje konkrete. Por ka disa fusha ku presidenti ka sugjeruar se mund të punojnë së bashku, përfshirë Sirinë, ku Moska po mbështet qeverinë e Bashar Al-Asadit.

Trump thotë se dëshiron t’i tërheqë trupat amerikane nga Siria, por është i shqetësuar për ndikimin iranian atje.

Ka pasur gjithashtu pikëpyetje nëse Trump do të njohë zyrtarisht aneksimin e Krimesë nga Rusia diçka që vetë ai refuzon ta përjashtojë si mundësi.

"Çfarë do të ndodhë me Krimenë? Nuk mund të them gjë për momentin, por nuk jam i kënaqur rreth çështjes së Krimesë", është shprehur Trump.

Por ndoshta pyetja më e rëndësishme është nëse Trump do të tërheqë mbështetjen ndaj aleancës evropiane të sigurisë, gjë që do t’i bënte shumë vende të vogla evropiane të pambrojtura ndaj një agresioni të mundshëm rus.

"Ato shtete që nuk kanë aftësitë e tyre të mbrojtjes në një nivel që do të ishte i mjaftueshëm, që janë duke u mbështetur në aftësitë e NATO-s dhe vendeve të tjera anëtare për mbrojtjen e tyre, ato janë me të vërtetë të shqetësuara”, tha Trump.

Megjithë fjalimet e tij të ashpra për t’i bërë vendet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtjen, presidenti Trump nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar mbështetjen amerikane për NATO-n. Por ka shumë njerëz në Evropë që shtrojnë pyetjen nëse ai do ta bëjë këtë së shpejti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi