Në prag të zgjedhjeve, Vuçiç
në Moskë takon sot Putin

Në prag të zgjedhjeve, Vuçiç<br />në Moskë takon sot Putin
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh kandidat për president, udhëtoi në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë, Vuçiç takoi në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thuhet se Vuçiç do që t'iu tregojë zgjedhësve se ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, edhe të Rusisë.

Me të arritur në Moskë, Vuçiç tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus.

"Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë", tha Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'