Në pranga 2 ‘skifterët ’shqiptarë në Itali, lëvizjet e dyshimta të Jeep-it, ja si i pikasi policia

Në pranga 2 ‘skifterët ’shqiptarë në Itali, lëvizjet e dyshimta të Jeep-it, ja si i pikasi policia

Foto ilustruese

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi akuzohen se kanë kryer një sërë grabitjesh në banesat e ndryshme italiane. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i shqiptarëve u bë pasditen e së shtunës dhe policia dyshon se dy shqiptarët ishin të specializuar në kryerjen e veprimtarisë së vjedhjeve, ndërkohë që ata kishin bastisur dhjetra shtëpi në qytete të ndryshme në Itali.

Aksioni u krye një ditë më pare në një zonë banimi të San Fermo della Battaglia ndërkohë që policia italiane kishte vënë re një makinë të dyshuar Jeep Grand Cherokee, e cila bënte lëvizje të çuditshme, nga ku është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve. Mësohet se shqiptarët jetonin në Giussano, në provincën e Monza dhe Brianza dhe u arrestuan një ditë më parë nga policia e Comos e cila u gjeti një sasi bizhuterish argjendi në San Fermo della Battaglia.

Identiteti i tyre nuk bëhet ende publik, ndërkohë bëhet e ditur se policia italiane ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si pjesë e veprimtarisë kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë