Policia e Elbasanit ka arrestuar nje 36 vjeçar nga Korça i cili u kap duke transportuar malllra kontrabandë të cilat dyshohet të jenë futur nga shteti fqinjë Greqia.
Deklarata e Plotë e Policisë :
"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave", shtetasin: S. Th., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme, të cilat dyshohen se janë futur kontrabandë nga Greqia."