Ish kryeministri Sali Berisha feston datëlindjen e tij dhe mbush 78 vjeç. Edhe pse i moshuar Berisha ende e cilëson aktivitetin e tij politikë si pranverë. Në një vjeshtë të bukur të jetës dhe me një pranverë të re politike, shkruan Berisha ndërsa falënderon Zotin.

‘Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëherësh në dy stinë.

Në vjeshtën e bukur të jetës  dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq.’- shkroi Berisha

Për datëlindjen e Berishës, ka uruar edhe aleati i tij politik, Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Berisha bëhet aktiv në Tik Tok, i tregon ndjekësve eksperiencën e hidhur dhe i fton t'i bashkohen PD: Do realizoni ëndrrat tuaja

 

Sali Berisha, ka falenderuar ndjekësit e tij në Tik Tok për urimet për ditëlindje. Ish kryeministri është bërë aktiv së fundmi edhe në këtë rrjet social, ku ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes për t’i kërkuar të rinjve që t’i bashkohen PD dhe të bëjnë realitet ëndrrat që kanë.

“Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik Tokut. Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.

Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë. Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria. Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.

Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka. nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do ti realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve”, tha Berisha.

Ora 12:09
‘Silueta e doktorit’, Alfred Lela i dedikon poezi Sali Berishës me rastin e datëlindjes së tij: Na duket si Hamleti

1665828576_6400alfredlela1655724359.jpg

Ditëlindja e Sali Berishës ka shërbyer për të nxjerrë në pah talentin e ri të Alfred Lelës.

Ky i fundit i ka dedikuar një poezi Berishës i cili sot feston 78 vjetorin e lindjes.

‘Silueta e Doktorit

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

 

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

 

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

 

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n'ballë.

 

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret' Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim. ‘- shkruan ai.

Ora 09:14
Sali Berisha mbush 78-vjeç, Meta i bën urimin e përzemërt

Sali Berisha feston sot ditëlindjen dhe mbush 78-vjeç. Urimet për ish-kryeministrin nuk ka munguar edhe nga Ilir Meta, aleati i tij në frontin opozitar.

‘Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!’-shkruan Meta.