Në pritje të Erion Veliajt, Basha 
drejtorëve: Mos u dorëhiqni 

Në pritje të Erion Veliajt, Basha <br />drejtorëve: Mos u dorëhiqni 
TIRANE - Edhe pse jemi në ditët e fundit kur kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mban këtë post, termi dorëheqje nuk është artikuluar në komunikimet e kryetarit Basha, duke e lënë vendimin në dorë të vetë drejtorëve përkatës. Burime për A1 Report konfirmojnë se numri një i bashkisë u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të vijojnë punën dhe në kapacitet të plotë për tu shërbyer qytetarëve të Tiranës. Me sa duket slogan i fushatës së para katër viteve “ju jeni të parët”, reflektohet edhe në porositë e fundit në krye të këtij institucioni nga kryetari Basha, ku mbetet përparësi shërbimi ndaj kryeqytetasve, pavarësisht kritikave të shfaqura herë pas herë ndaj tij për punën e bërë në krye të bashkisë më të madhe në vend.
 
Burimet konfirmojnë urdhrin e Bashës për drejtorët e bashkisë.

Kryetari i bashkisë u kërkon të gjithë drejtorëve të vazhdojnë punën me kapacitet të plotë. Po ashtu zoti Basha u kërkon të përgatisin të gjithë informacionin e nevojshëm për projektet që janë në proces dhe ato në prokurim, në mënyrë që të vazhdojë normalisht puna. Kërkesa vjen në kuadër të përkushtimit për tu shërbyer qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk duhet të kenë asnjë ditë të humbur në shërbimin ndaj tyre.

Por me zyrtarizimin e fitores së Erion Veliajt për drejtimin e bashkisë së Tiranës, kontaktet me stafin e kryetarit në largim kanë qenë të vazhdueshme.

“Nuk ka asnjë orientim për dorëheqje. Të gjithë drejtorët janë në punë me kapacitet të plotë, dhe gjatë kësaj kohe kanë dhënë të gjithë informacionin e kërkuar nga personat e stafit të Erion Veliajt.

Dorëzimi i bashkisë së Tiranës katër vite më parë, e cila u drejtua për 11 vjet nga Edi Rama u shoqërua me dorëheqje në bllok të të gjithë drejtorëve në bashkinë e Tiranës. Me sa duket kësaj here nuk do të funksionojë një skenar i tillë.
 
Javën që vjen pritet që të konstituohet këshilli i ri i bashkisë së Tiranës e menjëherë pas këtij moment të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës nga kryetari i ri i bashkisë Erion Veliaj. Ende nuk konfirmohet nëse zoti Basha do të jetë në këtë ceremoni ose jo për dorëzimin e çelësave të zyrës së kryebashkiakut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë