Në pritje të “lejes” së Metës,
Bushati takon sërish Kotzias

Në pritje të “lejes” së Metës,<br />Bushati takon sërish Kotzias<br /><br>
Pak ditë më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nëpërmjet një shkrese i kërkoi presidentit Ilir Meta plotfuqinë për nisjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sër çështjesh dypalëshe të pazgjidhura prej dekadash.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bushatin që të takohet sërish me homologun e tij Nikos Kotzias, çka është takimi i tretë mes tyre brenda pak muajsh.

Një gjë e tillë ka ndodhur në Sofje të Bullgarisë, ku me marrjen e presidencës së BE-së nga ky shtet, është zhvilluar një mbledhje me temë integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.

Dy ministrat e Shqipërisë dhe të Greqisë janë shfaqur në humor të mirë, në vazhdën e bisedimeve të nisura prej mëse një viti dhe që pritet të përfundojnë me një marrëveshje, që kryeministri Edi Rama e ka quajtur historike.

Për një rrugëtim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor drejt destinacionit të përbashkët europian, mirëpresim një prezencë më të madhe të BE-së në rajonin tonë. Bashkëndamë këtë temë diskutimi me kolegët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate, në takimin e Sofjes, ku theksova rëndësinë që ka për vendet tona zhvillimi ekonomik, po aq sa edhe ndërtimi i shtetit të së drejtës. Takimet dypalëshe, mundësi për të folur mbi progresin e nevojshëm dhe vazhdueshëm mes shteteve tona” – ka shkruar vetë Bushati në rrjetete sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në Sofje.

bushati

bushati1

Takimi kokë më kokë mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias

sofje

Bushati me kreun e diplomacisë evropiane Federica Mogherini

sofje1

Foto e ministrave të Jashtëm të pranishëm në Sofje për takimin mbi Ballkanin Perëndimor

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024