Në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, një tubim në mbështetje të tyre u zhvilluar edhe në Bronx, New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktiviteti u organizua nga shoqata e veteranëve të UÇK-së, batalioni i Atlantikut dhe një sërë shoqatash patriotike e kulturore nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, prefekti i Qarkut të Tiranës Shkëlqim Hajdari u përcolli bashkatdhetarëve mesazhe të përzemërta nga Tirana, dhe kërkoi drejtësi për çlirimtarët.
“UÇK-ja lindi nga dhimbja e një populli dhe luftoi për mbrojtjen e ekzistencës dhe lirinë e tij! Nuk luftoi në tokën e askujt tjetër. Luftoi në tokën e vet, për popullin e vet dhe për të drejtën e tij, për të jetuar i lirë. Prandaj nuk kërkojmë mëshirë dhe as privilegje”, tha gjatë fjalimit të tij, Hajdari.
Prefekti tha se beson fort në drejtësinë e pavarur ndërkombëtare, te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe te Presidenti Donald Trump.
“Çlirim nga akuzat! Pafajësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, dhe kthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre, me dinjitetin që meritojnë”, e përfundoi fjalimin Prefekti Hajdari.
Lajmi kryesor:
‘Marshi për liri’, mijëra qytetarë të Kosovës e diasporës presin pafajësi për krerët e UÇK-së! Hamza, gjyqtarëve: Mendohuni mirë para se të merrni vendim








