Në provat e fundit të ‘Las Vegas Magic Festival’/ Kampionët iluzionistë improvizojnë për Report tv e rrëfejnë sekrete magjie: Prisni të papriturën!

Në Pallatin e Kongreseve po mbahen provat e fundit. “Las Vegas Magic Festival” do të shënojë për tre net spektaklin më të madh të magjisë në vendin tonë. Iluzionisti greko-amerikan Jorgos,  njëherazi producent i festivalit, ka ardhur prej disa ditësh në Tiranë, me 6 prej magjistarëve-iluzionistë më të mirë nga e gjithë bota.

“Ne po shijojmë çdo moment këtu. Njerëzit janë me të vërtetë të mrekullueshëm dhe ushqimi është i jashtëzakonshëm. Ju e dini, unë jam grek dhe është i vetmi vend në botë që mund të them se ndihem në shtëpi! Është kënaqësi për ne që të jemi në Tiranë dhe jam shumë i nderuar që të prezantoj këto numra të mrekullueshëm këtu. Uroj që edhe Tirana të jetë krenare që mirëpret një shfaqje të tillë. Besoj se do të shënojmë spektaklin më të madh të magjisë këtu, dhe uroj që të kemi sa më shumë të ftuar, që të mund t’i mirëpresim dhe të krijojmë momente magjike me ta. Do të jetë një udhëtim fantastik”, thotë Jorgos Pampoukidis, producent dhe iluzionist.

Alkimistët mbajnë dhjetëra vlerësime prestigjioze botërore, deri çmimin “Merlin” , i cilësuar si ‘Oscari i magjisë”, (që Jorgo e ka fituar dy herë) numrat që ilustrojnë janë befasues.  Jorgos, premton se iluzionistët, do t’u dhurojnë sot shqiptarëve, jo thjesht spektakël, por zemrat e tyre. 

“Sot do të jetë një shfaqje ndryshe, me numra të pabesueshëm, Adre Blake do të ngjitet lart dhe realizojë një numër të rrezikshëm. Njerëzit duhet ta shikojnë! Nuk mund ta shpjegoj, por është shumë, shumë, i rrezikshëm”, shton Jorgos.

Objekte , që fluturojnë, njerëz që zhduken, artistët paralajmërojnë që gjatë spektaklit, të presim të papriturën. Si ky numër i gjermanit Topas, kampion botëror i iluzioneve, që ndan, trupin e tij në dysh, ndërsa një prej spektatorëve do të mund të rrëmojë nga afër për të zbuluar trukun, por e vështirë! Topas

“Si magjistar, ne nuk mund të tregojmë nga truket tona, por le të themi që në rastin tim ky iluzion funksionon me këmbë të bukura. Kështu që unë e ndaj veten time në dy gjysma dhe spektatori mund të kontrollojë që këmbët janë ende të vërteta. Pra, kjo mund të bëhet vetëm me këmbët e bukura gjermane”, thotë me humor iluzionisti Topas.

Në fakt një sekret e zbulon, është koha e gjatë mbi të cilën alkimistët punojnë për numrat e tyre.

“Gjithmonë numrat e magjisë kërkojnë shumë praktikë. Në rastin tim ndoshta edhe pak më shumë, sepse unë përpiqem vazhdimisht të rinovoj numrat. Të prezantoj magjitë klasike në një formë të re. Në rastin tim, merr dy deri në katër vjet derisa numri të jetë gati, edhe pse  në skenë shfaqet vetëm 5 minuta”, thotë ai.

E provojmë nga afër magjinë e këtyre numrave. Me letrat e bixhozit në dorë, Topas na kërkon të zgjedhim një prej letrave. I tregojmë për 8 zemër, dhe ja rezultati (pasi ‘kreh’ letrat e gjen). Na befason edhe më tej, duke gjetur të 4 tetat e letrave të bizhozit.

Balerinat iluzionistë, efektet skenike, ndërveprimi me publikun do ti bëjnë të paharrueshme këto mbrëmje, ku në dy netët e para biletat janë sold out. Publiku do të ketë mundësi që të krijojë nga afër kontaktin me alkimistët, por edhe të shikojë numra origjinal, që i propozojnë për herë të parë në Tiranë.

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim