Në punë, mos kini frikë të përballeni me sfida të reja...horoskopi për ditën e sotme

Në punë, mos kini frikë të përballeni me sfida të reja...horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ju duhet pak kohë vetëm për veten tuaj, të qenit vetëm do t’ju ndihmojë të merrni vendimet më të mira për ju dhe partnerin tuaj. Projektet e ngecura në punë gjatë kësaj periudhe, më mirë prisni me durim.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Çfarëdo që dëshironi të thoni, thuajeni vetëm pasdite, mëngjesi është paksa i vrazhdë për ju. Më mirë të sqaroni pozicionet tuaja në punë në funksion të një fundjave të qetë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Sa më shumë afrohet Marsi, aq më shumë dashuria do të fillojë të jetë protagoniste e jetës suaj. Së shpejti do të ketë një periudhë bilancesh të forta në punë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Pasdite ju prej një rikuperim fizik dhe psikologjik, deri atëherë do bënit mirë të mos e lodhni veten në diskutime të kota. Në punë ka shumë mundësi të mira për të realizuar projektet.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Keni nevojë për pak vëmendje ndaj vetes, duhet të vlerësoni me kujdes emocionet që ju nevojiten. Për punë, ia vlen të planifikoni një pushim

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Pasdite triumfuese, me Hënën që hyn plotësisht në shenjën tuaj të zodiakut. Në punë, planetët e rreshtuar ju buzëqeshin, takime të frytshme dhe pozitive.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nëse jeni ende të tërhequr nga një person tjetër, pavarësisht historive të tjera, merrni kohë deri në mars. Edhe në punë, zgjidhjet e shkëlqyera vijnë vetëm me pranverën.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Pasdite shumë më e mirë se mëngjesi për ndjenjat. Në punë do të përmirësoni dukshëm situatën, përfitoni për të arritur objektiva të enjten.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Parashikohet një pasdite me pak turbulenca, mund të ktheheni për të diskutuar me një person të dashur. Në punë, mos kini frikë të përballeni me sfida të reja.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Nëse ka diçka që dëshironi të thoni në dashuri, është mirë ta bëni atë brenda 48 orëve të ardhshme. Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si punojnë njerëzit ose kolegët e tjerë, më mirë shkurtoni urat e bashkëpunimit.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të enjten është një ditë rikuperimi për dashurinë dhe lidhjet, nuk përjashtohen kthimet e mëdha. Në punë, filloni të shikoni të ardhmen me energji dhe besim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Pasdite mund të kthehet pak apatia, ose dëshira për të testuar partnerin. Në punë ka shumë projekte për t’u diskutuar dhe konsideruar me qetësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje