'Në punë vjen periudhë shumë e rëndësishme, kujdesuni për çështjet ligjore', horoskopi për ditën e sotme

'Në punë vjen periudhë shumë e rëndësishme, kujdesuni për çështjet ligjore', horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Në dashuri mund të ketë disa zënka të vogla gjatë fundjavës dhe madje edhe një distancë të caktuar nga partneri. Në punë do të ishte më mirë të vazhdoni përpara dhe të kaloni të gjitha vështirësitë. Do të dini si të rezistoni në detin e stuhishëm.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të kenë disa probleme. Në punë mundohuni të mbani larg nervozizmin, që është shumë. Duhet të qetsohesh dhe gjithçka do shkoi për së mbari.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri dita ju lejon të sqaroheni. Në punë është më mirë të kujdeseni për detajet sepse ndonjëherë jeni paksa të nxituar në gjërat që bëni. Ju rrezikoni të bëni gabime serioze.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Fundjava do jetë paksa e rëndë por duhet të nxirrni në pah gjithë forcën që keni brenda. Projektet e reja janë gati të mbërrijnë në punë. Jini gati dhe mos e merrni shumë nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në dashuri mund të ketë probleme dhe edhe pak dembelizëm, por mos u shqetëso, gjithçka mund të zgjidhet. Në punë jeni mjaft të shqetësuar dhe mund të shfaqen sfida të reja.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri ditët në vijim do të jenë shumë interesante ndaj përpiquni të jepni më të mirën. Në punë vjen një periudhë shumë e rëndësishme për t'u kujdesur për çështjet ligjore.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Hëna është në anën tuaj, kështu që dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë. Jo gjithçka është e qartë në punë, por nuk keni faj. Ju duhet të mësoni të luani si ekip dhe gjithashtu të pranoni gabimet e të tjerëve.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri do të ishte më mirë të shmangni polemikat sepse mund të ketë diskutime me partnerin. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe e ardhmja do jetë rozë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Kjo ditë është paksa e veçantë për dashurinë. Nëse jeni beqarë duhet të kërkoni dikë. Në punë është një moment i rëndësishëm dhe një moment force. Përdoreni plotësisht pasi mund të zbehet së shpejti dhe më pas do të mbeteni me keqardhje.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë dhe mes të enjtes dhe të premtes do të keni edhe hënën në shenjën tuaj. Në punë, merrni drejtimin. Nuk mund të presësh gjithmonë që të tjerët të hapin rrugën për ty.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri duhet maturi, sidomos me shenjat e luanit dhe demit. Në punë, mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Por do jete ditë e veçantë dhe do ketë shumë surpriza për ju.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kjo periudhë nuk është e bukur por ju jeni me fat që keni një dashuri të madhe në jetën tuaj. Dhe nëse jeni beqarë do të takoni njerëz të bukur. Në punë kushtojini vëmendje pasdites ku do të ndihet lodhja e prapambetur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan