BBC raporton se afati maksimal për të cilin ish-princi Andrew mund të mbahet në paraburgim është 96 orë, por kjo do të kërkonte disa zgjatje nga oficerë të lartë policie dhe nga Gjykata e Magjistratëve.
Në shumicën e rasteve, të dyshuarit mbahen për 12 ose 24 orë dhe më pas ose akuzohen, ose lirohen në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Andrew do të vendoset në “një qeli në ambientet e paraburgimit”, me vetëm “një shtrat dhe një tualet”, ku do të presë deri në marrjen në pyetje nga policia. Nuk pritet që të ketë trajtim të veccantë për të.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se ku po qëndron ish-princi.
Lajmi kryesor:
Çështja Epstein/ Arrestohet ish-princi Andrew, akuzohet se i ka zbuluar informacione sekrete financierit! Mbreti: Drejtësia të bëjë punën e saj








