Në qytetin ku u shfaq COVID-19 për herë të parë, Wuhan nis vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusit

Në qytetin ku u shfaq COVID-19 për herë të parë, Wuhan nis vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusit

Foto ilustruese

Qyteti Wuhan, ne Kinë aty ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhe aty ku nisi gjithçka për sa i përket pandemisë ka filluar vaksinimin urgjent anti-COVID.

Sipas një zyrtari të lartë të shëndetit i cili ka folur ditën e sotme, vaskinimi urgjent ka nisur për grupet më të rrezikuara nga virusit, ende pa certifikuar zyrtarisht vaksinat e saja Kina.

“Wuhani filloi përdorimin urgjent të vaksinave Covid-19, duke filluar nga 24 dhjetori në 48 klinika të caktuara në 15 rrethe në qytet, duke synuar disa grupe kryesore të njerëzve”, tha Ai Zhenyu, zëvendësdrejtori i kësaj qendre në Wuhan, gjatë një konference shtypi.

Sipas te dhënave zyrtare rasti i parë me koronavirus është shfaqur në Wuhan me 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Zyrtarisht ajo ka shënuar 87,003 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që numri i viktimave të raportuara është 4,634.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë