Në kryeqytetin italian, ai njihej si “Kapo”. Kështu identifikohej 35 vjeçari, Artur Ndreka në Romë, arrestimi i të cilit bëri bujë në mediat italiane. 35 vjeçari është emri i ri me peshë në botën e krimit shqiptar në kryeqytetin italian ku kishte zëvendësuar tashmë bosët e krimit, Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi. Ndreka u ngjit shpejtë në hierarkinë e krimit, teksa sipas mediave italiane, ai njihej edhe si ‘oficer i lartë i krimit’.
Por mbretërimi i tij zgjati deri të hënën e kaluar, kur u arrestua nga Guardia Di Finanzia pas hetimeve ndaj tij për trafik ndërkombëtar droge. Tashmë, Ndreka ndodhet i burgosur së basku me vëllain e tij dhe krahun e tij të djathtë të njohur si “Marku”.
Veprimtaria e tij kriminale ishte e shtrirë në jug të Romës. Acilia dhe Vitinia ishin zonat ku shpërndaheshin lëndët narkotike nga grupi kriminal i Ndrekës. Ai shiste drogë si të ishte në një treg normal. Sipas mediave të huajua. Tre bosët shqiptarë të cilët tashmë janë të arrestuar, bënë që Ndreka të ngjitej me shpejtësi në majën e piramidës së mafias ballkanike. Ai konsiderohej si ‘bosi’ dhe figura e tij ishte e padiskutueshme.
Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, janë zbuluar qartë veprimet kriminal të shqiptarit në Romë . Kontrolli mbi territorin, shitja e drogës, hierarkia e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, që i dhanë forcë dhe prestigj brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë.
Vetë ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, komplimentoi policinë më 21 nëntor me anë të një njoftimi në Twitter: “Operacioni Gdf, sheshi i trafikut të drogës në Romë është mposhtur. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë”.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16%
-
Pak
9.7%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
23 Janar, 16:07
-
VIDEO/ Thika dhe flakë, përleshje mes ultrasve të Lazios dhe atyre të Real Sociedad! Nëntë spanjollë plagosen në Romë
23 Janar, 11:51
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29