TIRANË- Qarkullimi me makinë në Tiranë, por jo vetëm është kthyer në një sfidë më vete, kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e shoferëve nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

I tillë është edhe mosrespektimi i perparësisë në rrethrrotullim. Nga vëzhgimi i bërë së fundmi nga policia rrugore me dron, janë kapur shoferë që nuk e respektojnë këtë masë, për këtë arsye janë gjobitur me shumë që shkon nga 5000-8000 lekë, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.

“Në këto pamje “Droni edukues” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.  Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të! Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.

Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor. Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor. Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton Policia.