VIDEO/ Në Rrogozhinë e bëjnë 7+, Egnatia fiton me Erzenin dhe bën tifozët ‘me zemër’! Dwamena tripletë

Superliga shqiptare e futbollit ka çelur javën e tretë me shumë gola. Në Rrogozhinë, Egnatia vendase fitoi 4-3 kundër Erzenit, në një ndeshje që prodhoi gjithçka, nga golat, penalltia me VAR, tripleta dhe te tensioni në fundin e lojës.

Egnatia e nisi me “marshin e pestë” dhe për 20 minuta Raphael Dwamena shënoi tre herë për vendasit. Në minutat 8, 15 dhe 20, ganezi realizoi dopietën e parë në futbollin shqiptar, duke i dërguar në pesë golat e shënuar këtë sezon pas tre javësh. Në minutën e 30-të, Maliqi hapi ndeshjen me golin e parë për miqtë. Në të 38 minutë ishte Zejnullai që shënoi për 4-1, duke dërguar Egnatian në epërsinë e tre golave në pushimin e sfidës.

Fraksioni i dytë i pa miqtë më kërkues, teksa ndeshja u bë interesante në minutën e 54, me Meçjan që shënoi golin e dytë për shijakasit. Erzeni shtoi presionin dhe gjeti golin e tretë në fund të ndeshjes me Kahrimanovic. Nga pika e penalltisë së fituar me VAR, mesfushori i Erzenit nuk gaboi. Në fund pati edhe tension në fushë, por edhe në tribuna, ku nuk munguan sharjet.

Pas javës së tretë, Egnatia me gjashtë pikë mban momentalisht vendin e dytë në renditje. Erzeni me dy pikë qëndron në vendin e gjashtë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni