500 njerëz, duke përfshirë rreth njëzet rabinë, u arrestuan në Kapitol në SHBA-së ndërsa protestonin kundër luftës, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. 

Kjo u raportua nga Zëri Hebre për Paqe, një nga dy organizatat hebraike që qëndrojnë pas protestës. Policia e Kapitolit rrëzoi pankartat që shkruanin "armëpushimi tani" ndërsa protestuesit mbanin bluza që shkruanin "jo në emrin tonë: hebrenjtë thonë armëpushim tani".

Protesta u zhvillua brenda dhe jashtë Kapitolit. Protestuesit kërkuan që administrata e Joe Biden dhe Kongresi të mbështesin një armëpushim në Gaza dhe të ndalojnë financimin e "gjenocidit" izraelit në territoret palestineze, sipas disa prej posterëve të tyre.

Të ulur në tokë dhe duke mbajtur pankarta të mëdha që bënin thirrje për armëpushim, disa protestues u shoqëruan në polici.

"Ne i paralajmëruam protestuesit që të ndalonin protestën dhe kur ata nuk e respektuan urdhrin, filluam t'i arrestonim. Ndër këto arrestime, tre persona u akuzuan për sulm ndaj një oficeri," tha Policia e Kapitolit.