'Në shkollë shikonim njerëz me thika, shisnin mend si të fortë! Denoncon shoqja e klasës së Martinit tek 'Fan Noli'

 

Edhe shokët e klasës së Martinit 14 vjeç që humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij i shkollës ‘Fan Noli” iu bashkuan protestës.

Një nga shoqet e klasës duke folur me mikrofon denoncoi se në shkollë shkojnë me thika për ti frikësuar. Denoncoi dhe tentativën e drejtuesve të shkollës për ta mbyllur historinë, duke tentuar të vijonin normalisht mësimin në vend që ti ofronin mbështetje shpirtërore dhe ndërgjegjësim kundër dhunës.

Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Na ka lënduar thellë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë. Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam, një motër të vogël në shkollë. Frika që unë kam për atë dhe veten time është e thellë. Kemi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën. Çfarë turpi kanë ata që drejtojnë atë shkollë, kur ne ishim aq të lënduar dhe donin të na bënim mësim?


Lajmi kryesor:

Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit