/ATSH-Z.Tosku/- Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re në të gjithë shkollat, me bazë krijimin e portofolit të mësuesve dhe nxënësve, pas suksesit të kurrikulës pilot me bazë kompetencat.
Në një aktivitet të zhvilluar ditën e sotme në Hotel Tirana, Instituti i Zhvillimit te Arsimit prezantoi risite e kurrikules se re bazuar ne kompetenca, per krijimin e portofol te te nxenit.
Pas periudhës nëntor 2014 - maj 2015, ku mundën të trajnoheshin 78 mësues, të 26 shkollave në 13 qarqe të Shqipërisë, tanimë kjo kurrikule e re do të mund të aplikohet në të gjithë shkollat shqiptare.
Gjatë prezantimit të risive të reja, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, tha se" 78 mësuesit e trajnuar janë ata që do të mund të krijojnë standardin e ri ne vitin e ri shkollor, ku do të mund të zbatohet kurrikula në të githë Shqipërinë. Lejomëni të ndaj me ju ndjesitë e para kur pashë stendat e shkollave përkatëse për të kuptuar se aty ku pasioni është, krijohet standardi i ri".
Duke iu drejtuar mësuesve të trajnuar, përfaqësuesve të tri cikleve në 26 shkolla që pilotuan kurrikulën e re bazuar në kompetenca, duke u përfshire në procesin e hartimit të portofolit të të nxënit, sipas kurrikulë së re, Nikolla tha se "përmes jush do të krijohet modeli për të gjithë brezat pasardhës".
Nga ana e tij, Gert Janaqi, Drejtor i Institutit te Zhvillimit te Arsimit, IZHA, tha se "kur e nisëm projektin pilot nuk besuan që do të kishim kaq shumë rezultate".
Nga 13 Drejtori Arsimore të 13 qarqeve, u përzgjodhën nga 2 shkolla për secilin qark në projektin pilot.
/Shqiptarja.com