Në shtator nis restaurimi i Torres Veneciane dhe Hamamit në Durrës, projekti financohet nga BE

Turistët nuk mundën as këtë vit të vizitojnë kullën rrethore në qendër të Durrësit. Torra, si dhe Hamami turk qëndrojnë të kyçura prej 1 viti e gjysmë, për shkak të dëmeve që pësuan nga tërmeti i nëntorit 2019....

Restaurimi i tyre do të nisë në shtator të këtij viti me fondet e BE-së, ndërsa synohet kthimi i tyre në atraksione turistiko-kulturore.

“Ndërsa përsa i përket pjesëve të tjera që u dëmtuan në qytetin tonë, të cilat nuk qenë të pakta që pjesët e trashëgimisë që u dëmtuan nga tërmeti i 2019. Është fondi i BE që nëpërmjet programit të tij dhe investimeve që kanë vendosur t’ bëjnë në trashëgiminë kulturore nëpërmjet projektit ‘UN for Culture’. Do të bëhet ndërhyrja në Torrën Veneziane, në Hamamin e Durrësit , në muzeun etnografik e në muzeun arkeologjik. Kemi disa projekte që do të financohen nga BE të cilat janë fonde të destinuara dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës duke bërë projektet përkatëse do të bëhen edhe ndërhyrjet e duhura të cilat do të rikthejnë këto objekte edhe njëherë në  funksionet e tyre që shumë shpejt do t’i shihni”, tha Alban Ramohito drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Durrës.

Drejtori i Trashëgimisë në Durrës, Alban Ramohito tha për Report Tv se Torra Veneziane nuk do të funksionojë më si bar-kafe, por do të kthehet në qendër informacioni për turizmin.

“Në shator fillon puna për Torrën Veneciane dhe Hamamin e Durrësit. Torra Veneciane do të kthehet në një qendër informacioni, nuk do t’iu them më shumë sepse do të jetë një surprizë e bukur, do të jetë një investim shumë i rëndësishëm që do t’i rikthehet qytetit të Durrësit dhe do të jetë një nga pikat më të vizitueshme. Në asnjë mënyre nuk do të jetë lokal, do të jetë një qendër atraktive që do të jetë në sezonin e ardhshëm turistik, në 2022 ajo do të jetë një pikë e vizitueshme dhe do të merrni të gjitha informacionet e duhura dhe do të jetë një qendër një qendër informacioni për turizmin dhe shumë e rëndësishme për trashëgiminë e qytetit tonë”, tha Ramohito.

Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV mbi kullën bizantine. Ndërsa hamami është godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës turke, ndërtuar në shek. XVIII.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë