Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave. Ndërkohë Report TV ka mësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore. Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.
Më pas do të fillohet me mjetet e tjera, sipas afatit të skadencës. Rezervimi për të kryer kontrollin teknik edhe për qytetarët do të bëhet në e-albania për të shmangur në këtë mënyrë edhe radhët që mund të krijohen.
Ndërkohë sipas informacioneve aktualisht po punohet për ta marrë këtë shërbim rreth 50 mijë automjete të importuara të përdorura, të cilat janë targuar këtë vit por janë pa kolaudim.
Ky kategorizim sipas DPSHTRR është bërë së pari për shkak se shumica e automjeteve private kanë certifikata të vlefshme, të paskaduara. Së dyti një pjesë tjetër e madhe përfitojnë +12 muaj vlefshmëri si pasojë e ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe së treti sepse duhet përballuar fluksi i automjeteve në pikat e kontrollit.
Nga ana tjetër po vijohet me fotografimin në rrugë i makinave që paraqiten me probleme të dukshme dhe bëhet njoftimi i tyre që të paraqiten urgjent për kolaudim.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.3%
-
Partitë e vogla
20.8%
Vota total: 1396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
14 Mars, 15:39
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
FOTOT/ Balona gjigande e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02
-
Vrasja e Martin Canit me thikë në Tiranë, 14-vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
14 Mars, 10:51
-
Tiranë/ I dënuar me 7 vite për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)
14 Mars, 10:17
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti
13 Mars, 18:14
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
Bravo u qofte. Me keto super masa ia bete rrup sup fukarase dhe det te kamurve. Keshtu ju do Partia.
Përgjigju