Në shtëpinë e fëmijërisë së Donald
Trump në NYC kushton 777$ nata

Në shtëpinë e fëmijërisë së Donald<br />Trump në NYC kushton 777$ nata
Shtëpia e fëmijërisë së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në New York, kohët e fundit është dhënë me qera, e cila shkon deri në 777$ nata.

"Kjo është një mundësi unike dhe e veçantë për të qëndruar në shtëpinë e një presidenti ," thotë njoftimi i shpalljes me qira në Airbnb.

Ndërtesa ka 5 dhoma gjumi dhe 3 banjo dhe është ndërtuar nga babai i Donald Trump, Fred Trump në 1940.

Në këtë shtëpi, Donald Trump ka jetuar deri në moshën 4 vjeçare, kohë në të cilën familja e tij u zhvendos në një rezidencë më të madhe aty pranë.

Jo shumë gjëra kanë ndryshuar që në kohën kur Presidenti Trump jetonte në këtë shtëpi, kuzhina është origjinale.

Orenditë e zbukuruara përfaqësojnë stilin dhe pasurinë në të cilën Donald Trump ka jetuar që në fëmijëri. Në shtëpi mund të flenë 20 persona.

Por është një person i cili jeton me kohë të plotë në një nga dhomat e shtëpisë.

Ju pyesni kush?

Është një poster gjigant i Donald Trump, i cili ndodhet në dhomën e ndenjes dhe është një shoqërues i këndshëm për të ndjekur FOX NEWS në orët e vona të natës.

[gallery]23443[/gallery]

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson