NJU JORK- Komandanti kryesor amerikan në Afganistan, gjenerali John Allen është në hetim për dërgim të “emaileve të papërshtatshme” gruas e cila është në qendër të skandalit ku përfshihet ish drejtori i CIA-s, David Petraeus, bëjnë të ditur zyrtarët .

Emailet thuhet se i janë dërguar Jill Kelley, ankesat e së cilës quan FBI-në të zbulonte lidhjen jashtëmartesore mes ish drejtorit të CIA-s, David Petraeus dhe Paula Broadwell.

Vetë gjenerali Allen mohon një gjë të tillë. David Petraus dha dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore me Broadwell. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se të shtunën FBI i ka referuar cështjen Pentagonit.

Gjenerali Allen do të vazhdojë të mbajë postin e tij, por Paneta tha se kishte kërkuar shtyrjen e emërimit të tij si komandanti suprem i NATO-s në Europë. Nëpërmjet një deklarata presidenti Obama është shprehur dakord me vendimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

(Foto Petraeus dhe Allen në Tampa, Florida)
(sg/shqiptarja.com)