Në skaner autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13! Për tre kërkohet heqja e licencës

TIRANE -Një numër i konsiderueshëm autoshkollash janë kapur me shkelje e mangësi në kryeqytet ndërsa për tri prej tyre është propozuar heqja e licencës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar pa afat aktivitetin e 13 subjekteve në këtë sektor ndërsa 10 të tjera janë penalizuar për 30 ditë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në muajt prill dhe maj, janë kapur me parregullsi.

Si pjesë të masave, Qendrës Kombëtare të Biznesit i është kërkuar heqja e licencave për 3 prej tyre. Drejtoria e Transportit ka udhëzuar largimin nga detyra të një përgjegjësi sektori të patentave, ndalim të ushtrimit të profesionit për 2 instruktorë autoshkolle dhe një masë e rëndë disiplinore për 1 specialist regjistrimi mjeti për shkelje në lëshimin e lejes së qarkullimit për një mjet autoshkolle.

Nga 70 subjekte autoshkollë të kontrolluara në prill dhe maj, 66 prej tyre kanë rezultuar më një total prej 185 mangësish. Nga këto, sipas DPSHTRR, 53 autoshkolla korrigjuan pozicionin e tyre brenda afateve.

Nga kontrollet u konstatuan në gjendje të parregullt 68 nga 270 automjete që përdoren për guidat e kursantëve. Mangësitë kryesore të autoshkollave janë oraret e pa afishuara, rregulloret e pa përditësuara, tabela keq informuese si në rastet kur një autoshkollë reklamon kategori leje drejtimi për të cilën nuk është e licencuar, regjistra teorikë e praktikë të pa azhornuar dhe ambient jo të rregullt e funksional.

Pas përfundimit të kësaj faze, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i është dërguar lista e çdo punonjësi për verifikim të sigurimeve shoqërore dhe numri i regjistrimeve, për kontroll anti-evazion për 341 autoshkollat në rang vendi. Cilësia e mësimdhënies dhe zbatimi i disiplinës strikte janë cilësuar shpesh si shkaktarë të aksidenteve dhe të shkeljeve të kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve në vend.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!