“Në sofrën e hënës” titullohet libri më i ri i kryeministrit Rama. Ai e promovoi mbrëmjen e së enjtes në një mbrëmje ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme nga feja islame, autorë e pedagogë.
Në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një video përmbledhëse me momente nga promovimi, duke firmosur librat apo duke bërë fotografi me të pranishmit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja e prezantimit të librit tim ‘Në sofrën e hënës’, një përmbledhje refleksionesh e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruhet krah postimit.
Libri përmbledh disa prej fjalimeve të tij ndër vite të mbajtura në iftarë. Kryeministri tha se “ka qenë shtysë e miqve myslimanë”, ndërsa parathënia është shkruar nga ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Komente









