Në takim me Kurtin, Haradinaj kërkon përfshirjen e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi

Në takim me Kurtin, Haradinaj kërkon përfshirjen e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, u shpreh se i ka kërkuar atij praninë e një përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tema ishte dialogu. Me datën 6 maj të këtij viti i kam dërguar një letër Kryeministrit dhe kam kërkuar një takim për çështjen e dialogut, ku i kemi shprehur disa nga shqetësimet tona për dialogun. Në takim kemi dëgjuar disa qëndrime të Kryeministrit rreth dialogut, njëkohësisht kam shprehur disa qëndrime por edhe shqetësime të Aleancës, rreth tij. Ajo që hetojmë është një mungesë e prezencës e SHBA-së në dialog. Mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balansin e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte shumë me dobi një emisar, një i ngarkuar nga SHBA-ja, në këtë rast nga presidenti (amerikan) Joe Biden që të ngarkojë dikë që përfaqëson Amerikën në temën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

“Po e shohim se peshën kryesore në dialog e ka Lajçak, por që është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, pra nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë e plotë”, shton ai.

“Hetojmë një lloj ikje prej faktit se Kosova ka bo luftë çlirimtare. UÇK e ka sjellë lirinë e vendit, e ndihmuar nga NATO dhe nuk mund të barazohen vendet e rajonit”, tha Haradinaj.

Duke folur për mediat kosovare, gjatë fjalës së tij, foli edhe lidhur me një deklaratë të Kurtit në Bruksel se Ballkani Perëndimor duhet të lirohet nga kriminelët e luftës.

Sipas tij, Serbia është ende e pa demilitarizuar, ndërsa Kosova e ka kryer këtë proces, duke u transformuar nga UÇK-ja, në TMK, pastaj në FSK.

“Hetojmë një lloj ikje prej faktit se Kosova ka bo luftë çlirimtare. UÇK e ka sjellë lirinë e vendit, e ndihmuar nga NATO dhe nuk mund të barazohen vendet e rajonit”, I vetmi vend në rajon është sipas meje ose siç është dasht Kurti të thotë se Serbia ka nevojë me u liru prej kriminelëve të luftës”, tha Haradinaj.

Takimi mes Haradinajt dhe kryeministrit, erdhi pas ftesës nga Kurti për tre krerët e partive opozitare, me qëllim mirinformimin dhe bashkërendimin për çështje në interes të Kosovës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur