SHBA- "Ke ndonjë libër të preferuar?”, kjo ishte pyetja me tone miqësore e ish-presidentit amerikan Barack Obama për një vajzë të vogël në një qendër vaksinimi.

“Vezë jeshile dhe proshutë”, ia ktheu ajo menjëherë, pa hezitim, ndërsa Obama i tha se ishte edhe i preferuari i tij. Së bashku me ekspertin e shëndetësisë Anthony Fauci, ish-presidenti vizitoi një qendër vaksinimi, ku edhe i takua me mikeshën e tij më të re.

Pasi dyshja ra dakord se shkojnë në “gjithçka”, Obama i tha vogëlushes “Ne të dy mund të shkojmë shumë mirë. Kjo ishte fantastike!”.

“Mendoja se dija gjithçka për ‘Vezë jeshile dhe proshutë’, por në qendrën e vaksinimit Kimball Elementary takova binjaken time”, shkruan ai në Twitter.

Videoja e lezetshme është bërë virale në internet dhe është shpërndarë nga mijëra shikues.