Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar pesë drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit.
Në njoftimin e bluve bëhet me dije se katër nga të arrestuarit u konstatuan të gjendje të dehur në timon.
Ndërkohë shoferi i pestë ra në pranga për shkak se aksidentoi një 79-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Novoselë-Fier.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë kanë vijuar kontrollet 24/7 në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, konkretisht:
I. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Panaja, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
V. D., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Damian Humariti”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
S. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Qishbardhë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Kotë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
B. I., 44 vjeç, banues në Delvinë, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
R. B., 49 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, pasi më datë 26.10.2025, në aksin rrugor Novoselë–Fier, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin P. S., 79 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, i cili udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. S. ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente







