TIRANË – Karta e identitetit është një ndër dy dokumentet që zgjedhësit mund të përdorin për të realizuar procesin e votimit krahas pasaportës biometrike. Por, karta falsa janë duke qarkulluar, siç mund të shihet edhe në fotografitë e mëposhtme.
Të dyja këto karta identiteti i përkasin një personi, por vetëm njera prej tyre është e vërtetë ndërsa tjetra false. Burime për “A1Report!” bëjnë të ditur se në Tiranë ekzistojnë dy laboratorë që riprodhojnë këtë dokument, fals. Pra, gjithkush e ka mundësinë të prodhojë një kartë të dytë me të dhënat e tij personale.

(Lart, karta e identitetit origjinale me filigramë 3-dimensionale. Poshtë, karta falso pa filigramë)
Dallimi kryesot ndërmjet dy dokumentave është se në atë original ka filigramë tridimensionale, pra figura e dukshme brenda në kartë, ndërsa filigrama mungon tek dokumenti fals. Në anën tjetër të dokumentit është pjesa tjetër më e rëndësishme e dokumentit identifikues, çipi.

(Sipër, karta e identitetit origjinale me çip metalik. Poshtë, karta falso me çip thjesht të printuar me bojë)
Në original ai është metalik, ndërsa në atë fals, thjesht i printuar. Ndërkohë që dallimi i dytë nuk mund të bëhet me sy të lirë por vetëm nëse I prek. Në këto dy laboratorë mund të shkojë kushdo, vetëm Policia e Shtetit nuk ka arritur ta bëjë ende këtë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com