TIRANE - Në kryeqytet do të ndërtohen 11 parkime nëntokësore. Bashkia e Tiranës ka miratuar 11 projekte, pas një studimi të bërë në vitin 2012-t, se kryeqyteti nuk ka hapësira për të parkuar makinat.
Pas parkut Rinia parkime nëntokësore pritet të ndërtohen edhe në
Sheshin te “Vllezërit Frashëri” pranë kullave binjake, Lulishten tek monumenti i diktaturës, në krah të Kuvendit.
Të gjitha këto parkime do të ndërtohen nëpërmjet dhënies me koncesion, për shkak se Bashkia e Tiranës nuk mund ti financojë. Pavarësisht se një pjesë e tyre do të ndërtohen në lulishte dhe sheshe kryesore, kushti i vendosur nga bashkia është rikthimi i lulishteve në gjendjen që ato janë sot.
Tarifat për të parkuar makinat në këto parkime do variojnë nga 40-120 ora, ndërkohë që do funksionojnë edhe abonimet mujore apo vjetore.
Parkime nëntokësore do të ketë
Sheshi pranë stadiumit “Qemal Stafa”
Sheshi “Italia”
Sheshi pas Kryeministrisë
Lulishtja pas pallatit të kulturës
Blloku i banimit pranë ish-kafe Florës, Rruga e Durrësit
Ish-Stacioni i Trenit
Parku “Rinia"
Sheshi “Avni Rustemi”
Sheshi “Vllezërit Frashëri"
Lulishtja tek monumenti i diktaturës, pranë Kuvendit
Lulishtja mes Bankes se Shqiperise dhe Muzeut Kombetar
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO