Në Tiranë do të çelet Salloni i Artit Bashkëkoho

/ATSH- Megi Zonja/.- Për herë të parë në Shqipëri hapet Salloni i Artit Bashkëkohor, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro, Enkelejd Zonja.
Objektivat e ngjarjes kulturore ACAS - Albanian Contemporary Artist Salon do të promovojë punën e një grupi artistësh të rinj shqiptarë të përzgjedhur, në Shqipëri, në Francë dhe në shkallë ndërkombëtare, duke organizuar një aktivitet publik dy javor në Tiranë dhe duke ftuar profesionistë ndërkombëtarë të artit të vijnë të njihen me veprat e artistëve shqiptarë gjatë këtij aktiviteti.
ACAS - Albanian Contemporary Artist Salon do të zhvillohet në Galerinë e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor 2015

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit