Në Tiranë do të prishen mbi 80 objekte pa leje nga IKMT

TIRANË - Vazhdon prishja e objekteve pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë,  për çlirimin e hapësirave publike.
IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.
Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Dje mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës "Bajram Curri", ku kanë bërë pak ndërhyrje të cilat do të vazhdojnë edhe sot. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.
Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje edhe në qytete të tjera./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip