Në Tiranë konferenca vjetore e 'Woman on bord': Gratë në vendimmarrje kyçe për të ardhmen

Në Tiranë, organizata “Woman on Board Albania” zhvilloi konferencën e parë vjetore, duke mbledhur së bashku liderë, novatorë dhe advokues të kontributit të grave në lidership.

Në qendër të forumit ishte formësimi i një të ardhmeje më të qëndrueshme për gratë, veçanërisht përmes mbështetjes dhe aksesit në financa.

Fatbardha Rino, një ndër zërat kryesorë të konferencës theksoi bashkëpunimin në ekosistemin dixhital dhe fintech. Sipas saj kjo do të ndihmojë ekonomitë që arrijnë shkallën e nevojshme për të pasur sukses, jo vetëm në Shqipëri.

 “Bashkëpunimi është një nga gjërat më të rëndësishme ,duke ardhur dhe duke ndërtuar dixhitalizimin dhe fintekun në një vënd si shqipëria që  ka një limitim përsa I përket shkallës së gjërë që të gjitha shërbimet e fintechve apo të dixhitalizuara  mund të implementohen mënyra sesi ekosistemi bashkpunon  dhe mënyrën sesi I dixhitalizojnë të gjithë  faktorët e këtij tregu është shumë e rëndësishme për të aritur atë që  quhet implementimi në një shkallë më të gjërë  sado që vëndi është I vogël   dhe kapacitetet janë të vogla duke bashkpunuar të gjitha hallkat”, tha Fatbardha Rino.

Për Përfaqësuesen nga parlamenti Milva ikonomi në Shqipëri ligjet kanë ndryshuar sa i përket fuqizimit të gruas në vendim marrje. 

“Ne në Shqipëri sot kemi një situatë shumë të rëndësishme sa I takon  fuqizimit të gruas dhe përfaqësimit të saj .Mbajmë vendin e 23-të në atë që quhet  indeksi global I gjinisë   nga 146 vende në botë  është një pozicion I mirë që lidhet gjithashtu dhe me  që në Shqipëri vazhdimisht ligjet janë revizionuar dhe janë parë në drejtim të fuqizimit të gruas”, shprehet Milva Ikonomi.

Zëra të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë pjesë e forumit, ndan konkretisht eksperiencat e tyre sesi do të ndihmojë kjo qasje në rolin e financave personale dhe vetë Iuten në nxitjen e progresit përmes partneriteteve strategjike.

“Nga eksperienca ime, ndaj përshtypjet më të mira në drejtimin e bizneseve  ku vërtet janë goxha të suksesshme, kjo ka treguar gjithashtu në ecurinë në vijim  që biznesi shqiptar është rritur veçanërisht duke e krahasuar ku ka qenë 10 vjet 20 vjet më përpara  aktualisht roli i femrës është rritur goxha edhe   dhe është shumë i rëndësishëm”, tha Neritan Mullaj.

“Nga eksperienca ime në Vodafone i japim mundësi të barabarta meshkujve dhe femrave për të treguar veten e tyre se sat ë afta janë”, thotë Dogu Kir, Chief Marketing Officer.

 “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe kam takuar ministrin e turizmit për të rigjeneruar dhe mbajtur kapitalin socio ekonomik kulturor të shtetit”, tha Aradhana Khowala Adhuana.

"Unë përfaqësoj sektorin e rilli stade dhe Hospitality që në fakt është një nga sektorët që gratë përfaqësohen më pak. Përfaqësohen më pak në forcë punëtore më pak në drejtim, përfaqësohen shumë më pak në numrin e grave që i kanë pronat në emrin e tyre po kanë pasuri dhe pastaj kanë edhe biznese  mendoj që në këtë pjesë ka shumë për të bërë”, shprehet Rudina Murati.  

Në mbyllje të konferencës, u bë edhe më e qartë se ndërtimi i një ekonomie më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve të ekosistemit. Fuqizimi i grave dhe zgjerimi i aksesit në financat dixhitale janë hapa thelbësor drejt arritjes së këtij qëllimi.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen