Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku ndoqi nga afër koncertin madhështor të këngëtares shqiptare, Rita Ora, e cila dhuroi emocione mjaft të veçanta. Por, ditën e sotme, kreu i ekzekutivit të Kosovës duhet të ishte në seancën plenare në Kuvend, ku kishte dy interpelanca.
Mediat kosovare raportojnë se Haradinaj nuk është paraiqur për interpelancë për dy temat e mëposhtme:
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione, Por me arsyetimin se ai mungonte, ato u shtynë për një afat tjetër.