Në tre ditët e fundit, Berati nën
atmosferën e Festivalit Multikulturo

Në tre ditët e fundit, Berati nën<br />atmosferën e Festivalit Multikulturo
Festivali multikulturor tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe të qytetarëve të Beratit. Dje ky festival ka vijuar me Panairin e Librit dhe Artizanatit, ku për tre ditë ky qytet është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kulturore.

Përgjatë pedonales së qytetit qytetarët, por dhe vizitorët e shumtë në Berat kanë mundur të shohin krijimet e artizanëve të qytetit, të njihen dhe me titujt e fundit të librave. E ndërsa, pasditja ka kaluar në këtë atmosferë, mbrëmja ka  qenë edhe më festive.

 Qytetarët e Beratit shprehen se aktivitete të tilla duhen çdo fund javë në qytet, ndërkohë që vizitorët thonë se atmosfera e krijuar me festivalin ka qenë një vlerë më shumë në këtë qytet.

“Jemi argëtuar se na heq cik atë mërzitje e vapës. Po jo vetëm njëherë në vit, duhet çdo muaj. Beratit i duhen aktivitet të tilla. Berati është një qyteti i bukur, më i bukur edhe se Gjirokastra. Qyteti është shumë i bukur dhe me njerëz të këndshëm. Ky festival dhe iniciativa të tjera të këtij lloji i bëjnë shumë mirë Beratit dhe çdo qyteti tjetër shqiptar”, shprehen vizitorët dhe banorët në qytetin e Beratiti.

Fillimisht  grupi Jazz Turk – Istanbul Metropolitan, Grupi Offchestra dhe Uran B - DJ, kanë  performuar për publikun në Pedonalen e qytetit, duke ndezur atmosferën deri në orët e pas mesnatës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja