'Në vetëm 100 ditë, qeveria prishi marrëdhëniet me tre shtete të NATO-s', Abazoviç: kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi

'Në vetëm 100 ditë, qeveria prishi marrëdhëniet me tre shtete të NATO-s', Abazoviç: kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi

Dritan Abazoviç

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se qeveria në më pak se njëqind ditë në detyrë, ka arritur të prishë marrëdhëniet me tre shtete partnere Malit të Zi në NATO - Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë.

“Për shkak të mosdorëzimit të shtetasit turk Binali Çamgoz, kemi ardhur në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim ka ndodhur në vitet e kaluara me kënaqësi reciproke. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi kanë qëndruar shpesh në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por me bashkëpunimin e prokurorive ka pasur shkëmbim informacioni, arrestim dhe ekstradim të atyre personave” , tha Abazoviç.

Duke komentuar “duelin” e ashpër mes ministrit Miloviç dhe nënkryetarit të GP të URA-s dhe deputetit Filip Adzhican në Komisionin Kushtetues, ai tha se është plotësisht e qartë se qeveria aktuale po mbron mafien, duke theksuar se Milovic pengoi ekstradimin e Çamgozit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit