Në video & instalacione tek FAB, miniera e Bulqizës dhe përpjekjet e njeriut për t’u përshtatur!

Në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore, nga të gjitha diplomat që studentët kanë ekspozuar, vëmendjen ta tërheqin dy prej tyre, një instalacion i Megian Gjetës për minierën e Bulqizës dhe një video-instalacion, që ka në qendër skutat e shpirtit njerëzor, teksa përshtatet nga lindja në vdekje, i Lejdi Prençit. “ReportTV” sjell rrëfimin e studentëve të të sapodiplomuar të grafik-dizanjerit.

“Unë nuk do të ndaloj. Do të merrem me minatorët, sepse është diçka që mua më prek, në pjesën e familjes. Gjithçka doja të arrija në këtë instalacion mendoj se e kam arritur”, shprehet Megian Gjeta, grafik- dizanjer.

“Gjithçka nisi nga periudha e pandemisë. Lindi si ide, që njeriu gjatë gjithë udhëtimit që bën është i destinuar që të përshtatet me botën. Videot janë filmuar në oborrin e shtëpisë sime, çdo ditë dilja edhe doja të krijoja të njëjtën gjendje”, thotë Lejdi Prençi, grafik-dizanjer.

Përmes pankartave, si “Po vdesim pa radhë”, “Pensionet e minatorëve janë sa një e dyta e pagesës së telefonatave të deputetëve”, por dhe përmes momenteve të ndryshme dramatike, gjatë ditë-natës që punëtorët punojnë në galeritë e minierës, artisti rrëfen Bulqizën, punën e rëndë që ata bëjnë edhe mungesën e mbështetjes nga sindikatat.

“Që nga viti 1948 që janë hapur këto galeri. Qindra jetë kanë humbur në to. Pjesa më e vështirë është ajo tragjike, pasi janë disa fragmente, që unë i sjell përmes dëmtimit të punëtorëve. Materialet janë pjesë e resurseve, që përfitohen në galeri. Pasi minerali i kromit kthehet në ferra-krom, e më pas përpunohet në fabrika jashtë vendit”.

Ata na rrëfejnë dhe se ku e shikojnë të ardhmen e tyre, si artist.

“Unë e shikoj veten te ky lloj punimi, instalacione që kanë lidhje me problemet sociale, që mbart vendi ynë. Një artist duhet të merret më atë çka nuk shkon mirë në vendin tonë”, thotë Gjata.

“Pse jo, një artiste me emër, që kapërcen artin tradicional”, thotë Prençi.

Dëshira e studentëve për të ardhmen, është që nëpërmjet artit të trajtojnë tematika sociale, që i flasin shoqërisë shqiptare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen