Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre.

“Jemi vonuar gati dy orë e gjysmë, është shumë radhë e madhe. “Kemi ardhur për festa, u vonuam dy orë”. Vijmë gati çdo vit për festa”, u shprehën disa nga qytetarët.

Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët.

Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke.

Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia Kufitare me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.

Xh.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?