'Në vitin 2018 falimentuan 15 mijë biznese', PD: Nëse shqiptarët do të lejojnë që t'i qeverisë sërish Rama, situata do të përkeqësohet

Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD-së, Dorian Teliti ka komentuar këtë të premte në rrjetin social “Facebook” situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar këtë të fundit të rënduar.

Dorian Teliti shkruan se rreth 15 mijë biznese kanë falimentuar në janar-dhjetor të 2018-ës dhe shkak për këtë sipas tij kanë qenë gjobat e taksidarëve, taksat e tarifave të rritura dhe shtrenjtimi i energjisë dhe i ujit. Ai ka përmendur edhe vendimin e qeverisë për rritjen e taksës së pronës, duke thënë se bizneset do të paguajnë, duke filluar nga 1 janari i 2019-s, 2 deri në 4 herë më shumë.

Teliti shprehet se nëse shumica e shqiptarëve do të lejojë që t’i qeverisë sërish Edi Rama, viti 2019 do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familjeje shqiptare që mbahet me një biznes të vogël. Ai konsideron më tej si ilaç për të “kuruar” këtë situatë zbatimin e planit të Partisë Demokratike, që sipas tij konsiston në rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave. 

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël. Viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës. 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor. Kush thotë se këto janë kompani bixhozi, gënjen! Të tilla, të regjistruara në Qendrën e Bizneseve numërohen me gishtat e një dore.15 340 bizneset e mbyllura në një vit janë të qytetarëve të zakonshëm, sipërmarrës të vegjël e të mesëm që e kanë ulur qepenin nga taksat dhe tarifat lokale të rritura 2-3 herë, nga energjia 30% më e shtrenjtë, nga fatura e ujit 44 % më e shtrenjtë!

2018-a është edhe më keq se një vit më parë. Mbi 15 mijë biznese të falimentuara do të thotë 62 %  biznese të mbyllura më shumë se një vit më parë. Janë mbi 15 mijë familje shqiptare që nuk i kanë mbijetuar gjobave të taksidarëve, që nuk i kanë mbijetuar skemës dërrmuese të TVSH-së.

A ka patur kompani të reja, që janë hapur, ndërkohë që biznesi i ndershëm falimentonte? Të gjithë e dimë që po! DH Albania, kompania fantazëm që u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin.

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël, do të jetë më keq për këdo që bën biznes të ndershëm dhe nuk vjedh nga paratë publike.

Dorian Teliti, Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD-së

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb