Fier - Një 39-vjeçar ka denoncuar në polici vdekjen e familjarit të tij në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas kallëzimit të tij njerku ka ndërruar jetë sipas neglizhencës së trajtimit mjekësor.
Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
“Më datë 30.10.2025, kallëzoi shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, se në spitalin rajonal të Fierit, kishte humbur jetën, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, njerku i tij, shtetasi A. Z., 63 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 63-vjeçarit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente









