TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike i quan sajesa negociatat me kryetarin e Frymës së re Demokratike, Bamir Topi. Në përgjigje të pyetjeve mbi pretendimet e disa mediave, për negociata të fshehta me parti politike, z. Basha u përgjigj si vijon:
“Janë sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë të ustallarëve të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta. PD nuk angazhohet në takime dhe marrëveshje të fshehta. PD po përgatitet për një opozitë parlamentare, në sezonin e ri parlamentar, për një opozitë të fortë, në mbrojtje të interesit publik por po kështu për një opozitë moderne, kreative dhe alternative dhe në këtë kuptim po farkëton bashkëpunim me aleatët e saj parlamentarë dhe është e hapur për çdo faktor shoqëror apo politik që e sheh veten të rreshtuar, në krah të interesit publik, përballë një mazhorance e cila akoma pa u “inauguruar” e kërcënon këtë interes, në çdo dimension“ – deklaroi z. Basha.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com