Negociatat, Balla: Koha për 
pakt kombëtar për Evropën

Negociatat, Balla: Koha për <br />pakt kombëtar për Evropën<br>
U zhvillua sot sesioni i parë i takimit të 12-të të Komitetit Parlamentarë të Stabilizim Asocimt BE-Shqipëri. Në fjalën e tij, kryatari i delegacionit shqiptar, Taulant Balla deklaroi se ka ardhur koha për një pakt kombëtarë për Evropën dhe se rruga për hapjen e negociatave kaloi nëpërmjet reformës në drejtësi dhe vetingut. 

“Për ne është e qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi nëpërmjet reformës në drejtësi dhe vettingut, e cila është sot, arritja më e madhe e Shqipërisë, e shoqërisë shqiptare, e shtetit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Prej kohësh ne kemi shtrirë dorën për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë apo mazhorancës vetëm dhe për ta shfrytëzuar “Strategjinë – Juncker- për Perspektivën e Besueshme të Zgjerimit dhe për Angazhim të Shtuar të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor si një pikënisje për të krijuar kushtet që të kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe dialog konstruktiv me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat”, tha Balla.

Duke folur për hapjen e negociatave me BE, Balla tha se në Bruksel janë gati t'i hapin negociatat dhe se ky shans nuk duhet humbur për problemet që i krijojmë vetes ne këtu në Tiranë. “Është mëse qartë se në Bruksel janë gati t’i hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, ndërkohë që të gjithë e dimë shumë mirë se, në qoftë se na ikën ky stacion për fajin tonë, për problemet që i krijojmë vetes ne këtu në Tiranë, nuk do të thotë që treni do jetë aty, një muaj më mbrapa, dy muaj më mbrapa, apo 6 muaj më mbrapa. Prandaj cdo politika duhet të vendosë mbi interesin politik të momentit, interesin e Shqipërisë. Të paktën një herë në një “lifetime”. Të paktën për fajin tonë nuk duhet të ndodhë absolutisht që ne të humbasim asnjë milimetër pozicion nga ky moment historik që Shqipëria bashkë me Maqedoninë të jenë dy vendet e tjera të Ballkanit që hyjnë në fazën e negociatave”, deklaroi Balla 

Sipas Ballës çdo politikan shqiptar, i çdo krahu, duhet të bëjë gjithçka çdo për ta mundësuar çeljen e negociatave në muajt e ardhshëm. “Nuk është diçka që e meriton qeveria e Shqipërisë, e meriton opozita, apo e meritojnë politikanë e prandaj duhet ta bëni, por është diçka që e meritojnë shqiptarët. E meritojnë të gjithë shqiptarët. Natyrisht që kjo varet në radhë të parë, nga ne që i përfaqësojmë shqiptarët, të cilët prej shumë e shumë vitesh, madje shekujsh, aspiratën e tyre për se ku duhet të ndodhen dhe ku duhet të ndodhet Shqipëria, vendi ynë, e kanë pasur gjithmonë, po këtu ku e kemi ne të gjithë sëbashku sot.

Nga ana tjetër është po ashtu një investim jo vetëm pa humbje, por është investimi i duhur me përfitim edhe për Bashkimin Europian, çelja e negociatave me Shqipërinë dhe dhënia shqiptarëve e mundësisë për ta parë veten në të njëjtën vijë me fqinjët, të cilët kanë nisur negociatat, apo dhe me të tjerët që dëshirojnë t’i nisin negociatat",
u shpreh Balla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë