Negociatat e paqes për Sirinë,
Opozita: Pa SHBA- në s'ka zgjidhje

Negociatat e paqes për Sirinë,<br />Opozita: Pa SHBA- në s'ka zgjidhje
SIRI-Opozita siriane ka deklaruar gjatë bisedimeve për arritjen e paqes së përherëshmë në Siri, duke u shprehue se nuk do të kishte një zgjidhje politike të situatës deri në rmomentin që SHBA-ja do të jetë sërisht në tavolinën e negociatave.
 
Mohamed Sabra, një prej zyrtarëve kryesorë të Komitetit të Lartë të  Negociatave , që mbedh grupet kyçe të opozitës ka shprehur në një intervistë keqardhjen që diskutimet e zhvilluara në Gjenevë, nën drejtimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vazhdojnë të jenë e bllokuar.
 
“Nuk mund të ketë zgjidhje politike të vërtetë dhe të qendrueshme pa praninë e amerikanëve në skenën ndërkombëtare sepse çdo zgjidhje mund të zbatohet vetëm me SHBA-në që ka influencë mbi Këshillin e Sigurimit”, u shpreh Sabra.
 
Ndërkohë Sabra ka komentuar edhe qëndrimin e SHBA-ve për sa i përket marrjes pjesë në  negociatat duke thënë "se administrata e presidentit Trump e ka detyrë morale të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit në Siri"
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar