Në një prononcim për mediat, eurodeputeti gjerman u shpreh se sytë e Brukselit janë tek reforma në sistemin e drejtësisë, çka sipas tij është parakushti për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Fleckenstein vlerësoi rezolutën PE-Shqipëri, duke theksuar se vendit jonë ka ende punë për të bërë në përafrimin me BE-në.
“Shqipëria ka rreth një vit që ka marrë statusin e kandidatit dhe besoj se është koha për të nisur negociata, por ka kushtet për të arritur më tej, siç është reforma në drejtësi. Duhet kohë për ta zbatuar këtë. Sot pata një impresion shumë të mirë dhe secili ka vullnet për të gjetur konsensus. PE miratoi një rezolutë inkurajuese për Shqipërinë. Kjo rezolutë është përbërë nga shumë amendame", tha Fleckenstein
Duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amnerikës, Fleckenstein u shpreh se është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Ramën e Obamës.
"Marrëdhënia mes Ramës dhe Obamës është një marrëdhënie e mirë dhe SHBA është e interesuar të dijë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ashtu edhe ambasadori amerikan dhe i BE janë të interesuar që në Shqipëri të ketë sukses", tha Fleckenstein.
Për deputetin socialist Taulant Balla partitë politike në Shqipëri duhet të reflektojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për të miratuar reformën në drejtësi brenda pranverës.
“Dua të falënderoj Fleckenstein dhe Kukan që mbështeten këtë rezolutë. Jam besimplotë që të gjitha partitë politike sikur se e kemi lexuar ne të PS do dinë ta lexojnë mesazhin dhe reforma në drejtësi të bëhet në pranverë”, tha Balla.
Redaksia Online
L.Q/Shqiptarja.com