Negociatat, Greqia: Drejtësia dhe
minoriteti kushtet për Shqipërinë

Negociatat, Greqia: Drejtësia dhe<br />minoriteti kushtet për Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se pavarësisht tensioneve me Shqipërinë, Athina mbështet integrimin e Tiranës në Bashkimin Europian, por vetëm nëse do të realizojë kushtet e përcaktuara.
 
Kryediplomati grek shprehet se Shqipëria duhet që të zbatojë reformën në sistemin e drejtësisë, të respektojë të drejtat e minoriteteve, ndërsa përsa u përket problemeve të vjetra thekson se grupi i ngritur nga të dyja palët është duke punuar.
 
"Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit.
 
Prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Europian përfshijnë reformën gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar, veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe sigurisht respektimin e minoritetit
” deklaroi ai.
 
Shefi i diplomacisë greke thotë se për Greqinë respektimi i të drejtave të minoritetit është kryesor, nisur nga tensionet mes dy vendeve në muajt e fundit pas kundërshtimit të 11 familjeve në Himarë, të cilët nuk pranojnë shembjen e banesave që përfshihen nga projekti i shëtitores që do të ndërtohet.
 
ështja e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për ne.

Ne e kemi shtuar nga viti i kaluar dhe këtë vit problemin për çështjet e pronësisë.

Kjo është një çështje që është përfshirë edhe në tekstin e BE, si një nga kushtet për Shqipërinë për integrimin në BE
".

Temat më të nxehta mes dy vendeve janë ajo çame, kufiri detar, por edhe ligji i luftës, që sipas Kotizas puna vazhdon pasi pak ditë më parë ishte në Greqi edhe një zyrtar i Ministrisë së Jashtme. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë