Negociatat/ Hahn apel vendeve të BE-së: Përgjigjuni Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat

Negociatat/ Hahn apel vendeve të BE-së: Përgjigjuni Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtetet anëtare të përgjigjen. Faleminderit drejtuesve të BE -së për qëndrimin e fortë për hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në Tetor”.

Kështu shkruan në Tëitter Komisioneri i Zgjerimit në detyrë Johanes Hahn duke përshëndetur dhe rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë për negociatat.

Drejtuesit më të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian dy ditë më parë u kërkuan vendeve anëtarë të unionit që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi i kanë plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan.

"Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet" thuhej në letër. Vendimi do të merret në mes të muajit tetor. Gjermania tha 'PO' ndërsa pritet përgjigja e Francës dhe Holandës, dy vende skeptike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit