Negociatat? Holanda: Do të flasim në javët e ardhshme me partnerët europianë

Negociatat? Holanda: Do të flasim në javët e ardhshme me partnerët europianë

Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Berlinin të mërkurën me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpunimin gjermane në fushën e mbrojtjes së klimës dhe zhvillimit të energjive të rigjenerueshme.

Por në konferencën e shtypit bashkë me kancelaren Merkel ai u shpreh edhe në lidhje me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. I pyetur, nëse Holanda do të japë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave, Rutte u shpreh se kemi ende shqetësime.

"Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar - diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten, se sa përpara ka shkuar progresi në Shqipëri, dhe aty kemi më shumë shqetësime. Për këtë ne do të flasim në javët e ardhshme edhe me partnerët europianë, sepse jemi vërtet të shqetësuar, për masën e progresit të arritur.

Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria, dhe për këtë do të ketë ende bisedime". Gjermania dha dritën jeshile për negociatat, ndërsa tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i Francës dhe Holandës që janë dy vendet e tjera skeptike. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 03/10/2019 21:22

    Hollanda ka frikë se në një të ardhme të afërm, Shqipëria mund ta liberalizojë kanabisin dhe të krijojë Coffee Shops si në Hollandë! Duke e bërë këtë kan frikë se do i marrim turizmin, sepse në Shqipëri do kushtonte më pakë

    Përgjigju
  • Sam: 03/10/2019 18:24

    Kur qeverite skeptike te disa vendeve europiane hezitojne te japin “Okay”per hapjen e negociatave per Shqiperine,ata mendojne e pyesin vehten:sa deputete si z.Kujtim Gjuzi ka parlamenti shqiptar dhe me reformen ne kodin zgjedhor a do te shtohen apo pakesohen;po nga ata deputete qe kerkojne kredi pa interes per shtepi sepse flene ne cadra si do te veje halli!Mireupafshim!

    Përgjigju
  • redi: 03/10/2019 17:25

    Eshte e treta here, qe Hollanda del kundra Shqiperise per gapjen e negociatave, dhe nje qeveri serioze dhe patriote ,duhet te nderpriste cdo lidhje me kete shtet dashakeqas per ne.Ligji themelor ne diplomaci eshte reciprociteti.Nuk na duan, te largohen dhe kurre me maredhenie me kete shtet.Kjo qe them eshte qendrim radikal, por me servilizma nuk ndertohet Shqiperia europiane ,megjithse ka shume pune deri ne antarsim

    Përgjigju
    • xxxams: 04/10/2019 21:42

      Me president Meten, opozit bashen dhe me lakra sheshit, doni te hyni ne Evrope. Zgjidhni politikane te hajrit e mos u beni fresk. Kur te mendojme per vete, do e kuptojme qe askush sna do te miren para vetes. Reputacioni yne ishte me madh ne kohen e xhaxhit sesa na kane lene keta legena qe kemi zgjedhur. Duhet ta djegim dhe ta fillojme nga e para....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit