Negociatat, kancelari gjerman: Kievi vendos se çfarë duhet pranojë! Putin të ndal sulmet dhe të tërhiqet

Negociatat, kancelari gjerman: Kievi vendos se çfarë duhet pranojë! Putin të ndal sulmet dhe të tërhiqet

"Është një luftë e tmerrshme dhe duhet të përfundojë shpejt. Ne kontribuojmë në përfundimin me sukses të negociatave dhe mbështesim plotësisht veprimet e Ukrainës. Por është Ukraina ajo që duhet të vendosë se si të përgjigjet dhe çfarë rezultati të pranojë. Ne ndihmojmë dhe jemi në anën e Ukrainës”. Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për shtyp në Berlin së bashku me kryeministren finlandeze Sanna Marin. "Kiev e di se Gjermania është një mbështetëse e madhe e saj," tha lideri gjerman. "Me partnerët e tjerë dhe sigurisht së bashku me Shtetet e Bashkuara ne kemi zhvilluar konceptin e sanksioneve, të cilat tashmë tregojnë ndikimin e tyre në Rusi, dhe që duhet të jenë të sakta dhe efektive, në mënyrë që Moska t'i japë fund sulmeve." tha Scholz. 

"Ne do të merremi gjithashtu me konfliktin në Ukrainë në Këshillin e BE javën e ardhshme, të vetëdijshëm se Evropa duhet të bëhet më elastike dhe më sovrane. Kjo do të thotë se ne duhet të rimendojmë themelet strategjike të Bashkimit".- tha Olaf Scholz në konferencën për shtyp në Berlin. “Ne ende i bëjmë thirrje presidentit Putin që të tërheqë trupat e tij dhe të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës”. 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset