Negociatat/ Kryemadhi: Bundestagu e la derën hapur, por Franca me Holandën...

Negociatat/ Kryemadhi: Bundestagu e la derën hapur, por Franca me Holandën...

1570110798_Screenshot2.jpg
Kryetarja e LSI-së shprehet se pavarësisht se Bundestagu gjerman e la derën e negociatave hapur, mbetet për t'u parë qëndrimi i Francës dhe Holandës. "Kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta. Kushtet e Bundestagut janë një ‘RoadMap’ i të gjithë hapave që duhet të ndjekë politika shqiptare për të nxjerrë vendin nga kriza. Dhe një nga kushtet është reforma zgjedhore që ne e trumbetojmë aq shumë. Por nuk është vetëm ajo, janë dhe shumë procese te tjera që e bëjnë të domosdoshme futjen e vendit në hullijtë e kushtetutës.

Ne në fakt artikulojmë me narrativat tona politike, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ne duhet të na ngërthejë përgjegjësia politike dhe përgjegjshmëria ndaj qytetarëve për t’i dhënë shqiptarëve një shans dhe një mundësi për të tejkaluar këtë krizë qëështë një nga krizat më të rënda që po kalon Shqipëria sot. Nuk është vetëm krizë ekonomike, nuk është vetëm krizë shoqërore është dhe një krizë institucionale, ku ka rënë i gjithë sistemi. Në qoftë se në 1997 ra sistemi i godinave, pra u dogjën, sot ne kemi godinat dhe fasada shumë të bukura por nuk kemi thelbin dhe brumin brenda të institucioneve shtetërore.

Ky një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria dhe Bundestagu na e ka bërë shumë të qartë. Kjo është një pjesë sepse procesi do të mbyllet në 17-18, duhet të shprehet Franca që nuk është shprehur akoma, Holanda që kishte një reagim shumë radikal. Por ajo që mendoj që është shumë e rëndësishme është që Bundestagu e la sërish derën hapur për Shqipërinë dhe shqiptarët duke vendosur para përgjegjësisë klasën politike" tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi për Report Tv: LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje PD-PS, Metës nuk ia liroj karrigen


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?